Hoxha merr mbështetjen e Luksemburgut përmes projektit me vlerë 2 milionë

Aktuale

Hoxha merr mbështetjen e Luksemburgut përmes projektit me vlerë 2 milionë

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 13:52
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në ceremoninë e lansimit të projektit te bashkëpunimit me Luksemburgun për asistencë teknike në kontekst të integrimit evropian 2018-2022.

Marrëveshja e bashkëpunimi në kontekst të integrimit evropian me Luksemburgun për mbështetje institucioneve të Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve për zbatimin e MSA-së në fusha prioritare është 2 milion euro për 4 vite, me 100.000 euro bashkëfinancim i Kosovës.

Ministrja Hoxha vuri në pah se mbështetje të ngjashme për 9 fusha tjera janë duke u diskutuar me Norvegjinë, ku përfitues do të jenë Ministria e Integrimit dhe institucionet tjera të vendit.

“Kjo iniciativë ka rëndësi të veçantë pasi për herë të parë implementimi bëhet direkt nga Ministria e Integrimit përmes një mekanizmi për kapacitete dhe natyrisht me ndihmën e Agjencisë për Zhvillim të Luksemburgut dhe Ambasadës Norvegjeze në Kosovë. Përveç forcimit të kapaciteteve për zbatim të MSA-së, mekanizmi do të ndikojë pozitivisht edhe në forcimin e kapaciteteve tona për menaxhim të fondeve dhe projekteve”, tha ajo.

Ndërsa e Ngarkuara me punë e Ambasadës së Luksemburgut Anne Dostert dhe ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad, theksuan se përkrahja e Kosovës nga ana e tyre në procesin integrues nuk do të mungojë, duke vënë në dukje rëndësinë e zbatimit të MSA-së dhe Agjendën Evropiane të Reformave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat