Haradinaj: Kosova, dëshmi e përkushtimit të plotë për vlerat evropiane

Aktuale

Haradinaj: Kosova, dëshmi e përkushtimit të plotë për vlerat evropiane

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 15:08
Haradinaj ne takim me Igor Soltes

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë sot se Qeveria e Kosovës e ka bërë punën e saj sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizim të vizave dhe se është duke punuar për zhvillim ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe krijimin e perspektives për të rinjtë.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, me të cilin ka biseduar rreth pozicionit të Kosovës karshi përmbushjes së agjendës evropiane.

Haradinaj e informoi raportuesin Sholtes për të arriturat dhe progresin që ka shënuar Kosova, zbatimin e reformave në legjislacion, si dhe për dinamikën e përshpejtuar të reformave në fushën e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe në fushat e tjera me rëndësi për vendin dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

“Institucionet e Kosovës janë në linjë me detyrat e veta se çka duhet bërë sa i përket rrugës tonë drejt integrimeve euroatlantike. Ne kemi treguar përkushtim të plotë për vlerat evropiane. Tani me të drejtë qytetarët e Kosovës presin vendimin pozitiv për lëvizje të lirë në Zonën Shengen. Rruga evropiane e Kosovës është e pa alternativë", tha Haradinaj.

Ndërsa, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë,  duke inkurajuar institucionet e vendit që të vazhdojnë përkushtimin e tyre në përmbushjen e reformave që dalin nga agjenda evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat