Ambasadori amerikan demanton Listën Srpska, lavdëron Policinë e Kosovës

Aktuale

Ambasadori amerikan demanton Listën Srpska, lavdëron Policinë e Kosovës

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 16:22
Kyle Scott

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott ka demantuar Listën Srpska lidhur me deklaratën e kësaj të fundit rreth mospërgjegjësisë së Policisë së Kosovës ndaj komunitetit serbë që jeton në Kosovë.

Duke folur rreth tërheqjes së Misionit për Sundimin e Ligjit, EULEX, diplomati amerikan tha se kjo nuk do të dobësojë dhe mënjanoj sigurinë në Republikën e Kosovës.

“Ju i keni parë ditëve të fundit se ka pasur disa probleme dhe kjo nuk është e mirë, mirëpo Policia e Kosovës e ka kryer punën e saj për të mbrojtur pakicën serbe, si dhe çdo qytetarët të Kosovës”, është shprehur Scott.

Scott theksoi se tërheqja e EULEX-it nuk lidhet me automatizëm se komuniteti serbë do të mbetet i pambrojtur. “… për shkak se aty janë pjesëtarë të policisë së Kosovës dhe UNMIK-ut”, është shprehur ai.

Ndryshe, deputeti i Srpska-s, Igor Simiq, ka deklaruar se “çarqet e errëta të Prishtinës po përpiqen ta destabilizojnë Ballkanin”.

Për këtë çështje, ai akuzoi Policinë e Kosovës dhe KFOR-in që, sipas tij, dy organet më të larta për sigurinë e Kosovës nuk po e kryejnë punën siç duhet “përderisa ka ende incidente”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat