Marrëveshja për Evropën kreative fuqizon kulturën dhe krijimtarinë në Kosovë

Aktuale

Marrëveshja për Evropën kreative fuqizon kulturën dhe krijimtarinë në Kosovë

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 17:34
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi dhe komisionari evropian, Tibor Navracsis

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi dhe komisionari evropian, Tibor Navracsis, nënshkruan sot në Bruksel marrëveshjen mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin Evropa Kreative për mbështetjen e sektorëve të kulturës dhe dhe atë kreativ.

Me këtë rast, ministri Gashi tha se pjesëmarrja e Kosovës në programin e Evropës Kreative është me rëndësi dhe duke pasur parasysh fushëveprimin e MKRS-së.

“Pjesëmarrja në këtë program do t'u mundësojë artistëve dhe profesionistëve kulturorë evropianë, si dhe mijëra organizatave krijuese dhe botuesve që të punojnë së bashku dhe t'i bëjnë veprat e tyre krijuese në dispozicion të miliona qytetarëve”, tha ai.

Ndërsa, Tibor Navrcsis, komisionari për arsim, shkencë, kulturë dhe rini, tha se janë siguruar korniza për periudhën e ardhshme buxhetore për programin Evropa Kreative në kuadër të së cilës do të përfitojë edhe Kosova.

Ndryshe, pjesëmarrja në programin e Evropës krijuese do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve në sektorin kulturor dhe krijues, duke përmirësuar aksesin në veprat kulturore dhe krijuese evropiane, dhe në forcimin e inovacionit dhe krijimtarisë në fushën e kulturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat