Vjosa Osmani: Thaçi s’ka dëshmuar se i mbron interesat e Kosovës karshi Serbisë më së miri

Aktuale

Vjosa Osmani: Thaçi s’ka dëshmuar se i mbron interesat e Kosovës karshi Serbisë më së miri

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 22:24
Vjosa Osmani dhe Hashim Thaçi

Deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka deklaruar se presidenti Hashim Thaçi, nuk është figura e duhur politike e cila do t’i mbronte interesat e Kosovës më së miri në dialogun me Serbinë.

“Kur flasim për emrin e presidentit nuk flasim për person privat, por për person politik, për trashëgiminë politike të tij. Në bazë të kësaj do të ishte e palogjikshme dhe e pafalshme nëse nuk do te bënim studim politik të atij personi, se çfarë trashëgimie politike ka. Kur themi se nuk flasim për emra të përveçshëm, Thaçi nuk kundërshtohet për çështje personale. E kundërshtojmë për shkak se nuk ka dëshmuar se mund t’i mbrojë interesat e Kosovës në raport me Serbinë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Osmani ka vlerësuar se dialogu me Serbinë deri më tani ka dështuar, kjo për shkak se ka prodhuar marrëveshje të cilat nuk janë implementuar.

“Në tërësi ka dështuar procesi i shtrirjes së sovranitetit në veri të vendit”.

“Në esence dialogu ka dështuar ta arrijë qëllimin themelor, që është integrimin e veriut”.

Deputetja e LDK-së, gjate një interviste  ka vlerësuar se profili i udhëheqësit të dialogut duhet të jetë figure rreth të cilit mund të krijohet konsensus i gjerë, të jetë një person që e kupton procesin, qe ka përgatitjen intelektuale dhe përvojën profesionale.

Osmani gjithashtu ka përmendur edhe ngritjen e dy komisioneve hetimore, në qendër të cilave është presidenti i vendit.

“Kuvendi ka vendos për dy Komisione Hetimore, për deportimin e shtetasve turq dhe për shpenzimet e Presidencës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, e hetojnë një person e ai është Hashim Thaçi. S’ka logjikë i njëjti kuvend edhe të tregoj mosbesim e të fillojë hetime ndaj tij, e në anën tjetër t’ia besojë përgjegjësinë për punën më të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat