Përplasen Pacolli e Thaçi

Aktuale

Përplasen Pacolli e Thaçi

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 22:02
Hashim Thaçi dhe Behxhet Pacolli

Shumicës prej ambasadorëve të Kosovës u ka skaduar mandati dhe një reformim në shërbimin diplomatik po pritet të përmbyllet së shpejti.

Kjo meqë, presidenti Hashim Thaçi tashmë ka nxjerrë disa dekrete për tërheqje dhe emërime të ambasadorëve.

Por është ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli që assesi nuk po pajtohet me disa nga dekretet për tërheqje të ambasadorëve të marra nga presidenti Thaçi.

Së fundi mosmarrëveshje  këta të dy kanë pasur rreth ambasadorit në Mal të Zi, Skënder Durmishi.

Thaçi kishte nxjerrë dekret për tërheqjen e Durmishit nga Mali i Zi më 6 prill të këtij viti, megjithatë më 11 prill Pacoclli i kishte kërkuar presidentit përmes një shkrese që të tërheq dekretin e tij dhe ta lë në fuqi dekretin për emërimin e Durmishit si ambasador në Malin e Zi, për siç arsyetohet Pacolli “me qëllim të ruajtjes së balancit në shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës”.

Mosmarrëveshje sipas një njoftimit nga MPJ, edhe zëvendësministri Besnik Hoti ka kundërshtuar emërimin e Edon Canës si ambasador në Bullgarri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat