Dekorata për Bukoshin, Dedajn, Haxhiun, Halitin, vjen kërkesa për familjen Rugova: Kthejani dekoratën Thaçit

Aktuale

Dekorata për Bukoshin, Dedajn, Haxhiun, Halitin, vjen kërkesa për familjen Rugova: Kthejani dekoratën Thaçit

Nga: P.R Më: 7 qershor 2018 Në ora: 12:47
Ndarja e dekoratave nga Thaçi

Gjatë ditës së djeshme, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndau dekorata presidenciale për Bujar Bukoshin, Gjergj Dedajn, Baton Haxhiun e Xhavit Halitin.

E sot, profesor, doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebook, ka drejtuar një kërkesë ndaj fëmijës së presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Ai ka shkruar se familja Rugova duhet të ia kthejë dekoratën presidenciale Thaçit, që ky i fundit kohë më parë kishte ndarë për presidentin Rugova.

“3.Askush e më së paku presidenti Hashim Thaçi nuk ka te drejtë morale që të futë ish presidentin Ibrahim Rrugova në një thes me të dekoruarit lartpërmendur. Sepse kështu ai e nënçmojnë edhe për së vdekuri presidentin e popullit Ibrahim Rugova”, ka shkruar Maxharraj, përcjellë “Bota sot”.

Ky është shkrimi i plotë:

Familja Rugova ktheja dekoratën Thaçit

Presidenti i ynë, Gjorgj Washingtoni i ynë, Presidenti Hashim Thaçi sot qenka que jo jerm, i trullaft, por esull. Pasi e paska pijë kafen e mëngjesit turr e vrap shkon në zyrën e tij, e merr lapsin dhe fillon t’i dekorojë me të "famshmit" të cilët me meritat e tyre e sollën Kosovën në këtë gjendje dhe situatë siç jemi tashti.

Image
Binak Maxharraj

Presidenti i Dekoroi me dekorata Presidenciale këta njerëz të "merituar" për kontributin e tyre të pa shoq në ndërtimin dhe rindërtimin e Kosovës, këta:

1.Bujar Bukoshin, 2.Gjergj Dedaj, 3.Baton Haxhiun dhe te famshmin Xhavit Haliti, për kontributin e tij ne Shtabin e Rognerit, por me plotë meritë e dekoroi edhe RTV 21.OK.

Sa për çudi Presidenti e paska harru sakrificën dhe kontributin e Familjes Jashari qe nuk i paska nda dekoratë, por Familja heroike dhe Familja ikonë e Kosovës, duhet të ndihet krenare, sepse do te ishte nënçmim për këtë familje të merrte dekoratë nga Presidenti Hashim Thaçi.

Duke i pa të dekoruarit e sotit e lus Familjen Rugova, që për shkak të krenarisë se saj dhe respektin qe ka në popull te përmbledhë kurajën dhe fuqinë që:

1.Të ia kthej dekoratën presidenciale presidentit Hashim Thaçi më të cilën ai e dekoroi ditë më parë, sepse

2.Kjo dekoratë duke e pa se nga kush Vjenë, nuk i bane nderë ish presidentit Ibrahim Rugova e as familjes së tij, por që,

3.Askush e më së paku presidenti Hashim Thaçi nuk ka te drejtë morale që të futë ish presidentin Ibrahim Rrugova në një thes me të dekoruarit lartpërmendur. Sepse kështu ai e nënçmojnë edhe për së vdekuri presidentin e popullit Ibrahim Rugova, dhe

4.Familja Rugova duhet te reflektojë. Këtë reflektim ia ka borxh popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat