Thaçi dekoroi me medalje Baton Haxhiun bashkëpunëtorin e Stanishiçit, dora e djathtë e Millosheviçt!

Aktuale

Thaçi dekoroi me medalje Baton Haxhiun bashkëpunëtorin e Stanishiçit, dora e djathtë e Millosheviçt!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 7 qershor 2018 Në ora: 21:20
Presidenti duke dekoruar Haxhiun dhe Dedajn

Haxhiu ishte akuzuar nga diktatori Milosheviq gjatë dëshmisë së tij në Hagë, si një bashkëpunëtorë i regjimit të tij, ndërsa pas luftës ai qe akuzuar edhe nga Hashim Thaçi, si mafioz dhe përkrahës i regjimit të Milosheqivit, përkatësisht “Vampirit” si kishte thënë Thaçi, duke e paralajmëruar se njerëzit mund të hakmerreshin për këtë, dhe njerëzit si ai e meritonin ndëshkimin.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka vazhduar të ndajë dekorata presidenciale, në kuadër të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Thaçi në vrullin e medaljeve që po i ndanë për personalitetet e ndryshme shqiptare ka dekoruar edhe dy persona publik në Kosovë.

Me “Medaljen Presidenciale të 10 vjetorit të Pavarësisë”, Presidenti ka dekoruar edhe gazetarin dhe publicistin Baton Haxhin, ku është shprehuar se kjo medalje është për gazetarin, publicistin dhe kontribuesin e themelimit të mediave të lira pas luftës në Kosovë.

Përveç Haxhiut, me medaljen e njëjtë Thaçi e ka dekoruar edhe zëvendëskryeministrin e Punëve të Jashtme, Gjergj Dedajn.

Për këto dekorata të ndara nga presidenti Thaçi për personat në fjalë dhe për personalitete tjera të cilat cilësohen si të dyshimta për vendin, ka pasur mjaftë reagime.

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për gazetën “Bota sot” thekson se presidenti Thaçi, Dedajn e ka dekoruar pasi ia ka dhënë disa shqelma gjatë luftës, ndërsa për Batonin thekson se e ka nderuar njeriun e UDB-së, postierin e Ivica Stanishiçit.

“Gjergj Deden e dekorove që ja keni jap disa shpulla dhe ca shqelma b... gjatë luftës, për këtë po e kuptpj presidentin, por pse vallë e dekorove emisarin-postierin e UDB-së?”, pyet Miftari.

“Presidenti Thaçi lideri i tradhtive, konspiracioneve dhe rrenave. Baton Haxhiu, postieri i UDB-se, miku i ngusht i Ivica Stanishiçit paska kontribu gjatë luftës si gazetar dhe e paska informu botën për luftën e drejt të popullit tonë?”, shton tutje Miftari, shkruan gazeta “Bota sot”.

Miftari pyet tutje se pse UÇK-ja e Likovcit, seli e Shtabit të Përgjithshëm kishte urdhëruar arrestimin e Baton Haxhiut në qershor të 1998. “Aty ishin premtu edhe dy mijë marka shpërblim për personin i cili e arreston, kurse tash 20 vjet pas doli që ky trimi qenka patriot i zjarrtë”, thekson ai.

Image
Naim Miftari

Miftari tutje pyet presidentin se përveç që ishte postier i UDB-së, a e dini ju se kush e përcolli nga Kosova për Maqedoni gjatë luftës dhe pse e përhapi lajmi e rrejshëm se kinse ishte vrarë nga serbët? “Pse pra, serbët e UDB-së e kishin ruajtur të mos i ndodhte asgjë e keqe?”

“A e dini ju se se çka i kishte thënë Batoni i dekoruar nga ju z. President Joshka Fisherit, ministrit të Jashtëm të Gjermanis? Po ua kujtoj. I kishte thënë se është njëri i vdekur, pra i dënuar me vdekje pasi të kthehet në Kosovë dhe do ta vrasin skuadrat e UÇK-së. Atëherë ministri Gjerman i kishte thënë se kjo nuk do të ndodhte pasi UÇK-ja nuk bën gjëra të tilla dhe i kishte premtuar se nuk do të ndodhte asgjë, dhe se i kishte dhënë numrin e telefonit dhe një kartëvizit ministri gjerman”, thekson Miftari.

Miftari shprehet i habitur si nderohen dhe dekorohen persona të tillë, kurse policin e vrarë në veri Enver Zyberin nuk e dekoruan. "Këtë dekorim u dasht Vuqiqi me ja dhënë Baton Haxhiut për pritat që u kanë bërë policisë tonë, e jo nga një president i Kosovës", shprehet ai.

“Pasi e paske dekoruar këtë servil të dyfisht UDB-SHIK, juve ju takon ta dekoroni edhe shefin e Baton Haxhiut dhe mikun e tij, vëllaun tuaj Ganiun, Ivica Stanishiçin dhe Frenkin pasi këta dy janë gjallë, se gjeneralin “baxhen” jau kanë vrarë në Beograd”.

Miftari thekson se Thaçi mundet me dekoru edhe dhëndrin serb, këshilltarin e Aleksandër Vuqiçit. “Edhe Arnaud Denjari ish agjentin dhe punëdhënësin tuaj të shërbimit sekret francez DGSE, personi i cili u takuat në mars të këtij viti me kryetarin e Francës në Paris”.

“Radhën tjetër dekoro edhe komandantin e policisë serbe në Skënderaj, Ilija Trajkoviqi. Por do të ju tregoj njëherë tjetër se shef i kutj ka qenë Trajkoviqi dhe kush ju ka shërbyer verbërisht me dekada Milicisë dhe sigurimit serb UDB-së në Drenicë”, përfundon Miftari.

Kush është Baton Haxhiu?

Baton Haxhiu, ka qenë koordinator i shefit të UDB-së serbe, Ivica Stanishiçit, dora e djathtë e diktatorit Sllobodan Millosheviç.

Baton Haxhiu momentalisht është drejtor i Përgjithshëm i TV “Klan Kosova”. Karrierën e filloi në vitin 1987, përderisa 12 vite më pas në vitin 1999 u shpall gazetari më i mirë i viti, nga CPJ, Nju Jork, duke u shpërblyer me këtë çmim prestigjioz.

Gjatë viteve të kaluara ka punuar në gazetën “Koha Ditore”, si Kryeredaktor dhe drejtor i informacionit. Haxhiu ka themeluar dhe udhëhequr për një kohë Asociacionin e Gazetarëve Profesionist të Kosovës (AGPK).

Më parë, Haxhiu ishte anëtar i Bordit të RTK-së, pastaj, drejtor i përgjithshëm i Gazetës Express. Në tetor të vitit 1999, kur Baton Haxhiu u kthye në Kosovë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e kishte akuzuar Baton Haxhiun së bashku me Veton Surroin se kanë bashkëpunuar me Serbinë.

Në vitin 2008 kur Baton Haxhiu ishte drejtori i Përgjithshëm i gazetës Express, kishte publikuar identitetin e një dëshmitari të mbrojtur të prokurorisë të procesit gjyqësor ndaj Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt përmes një artikulli të botuar në këtë gazetë. Në këtë rast ai ishte arrestuar më 20 maj të vitit 2008. Me pas ai ishte paraqitur në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Hagës, pasi që ishte akuzuar nga Prokuroria për shpërfillje të Gjykatës.

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkovic, në mars të vitit 2006, i pakënaqur me disa emërime të fundit në Qeverinë e Kosovës, ngrinë përkohësisht funksionin e tij, pasi sipas tij nuk janë përmbushur marrëveshjet që ka bërë me Qeverinë.

E kush është Baton Haxhiu?, ka pyetur ai dhe ka vazhduar menjëherë: "Prej vitit 1990 Baton Haxhiu është bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Nuk ka qenë Sllavisha Petkoviqi ai që në vitin 1994 ka mundur të hapë gazetën "Koha Ditore", por këtë ka mundur ta bëjë Baton Haxhiu. Nuk është Sllavisha Petkoviqi ai që, në kulmin e luftimeve, në kohën kur në Kosovë binin viktimat, është ulur dhe ka pirë uiski në Brezovicë me njeriun e parë së Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stranishiqin, në vitin 1998. Nuk e kanë ruajtur forcat speciale të MUP-it Sllavisha Petkoviqin, por Baton Haxhiun. Dhe shtrohet pyetja, çka në të vërtetë dëshiron të arrijë Baton Haxhiu me shkrime të tilla", ka pyetur ministri.

"Ndoshta dëshiron që në mënyrë eksprese ta kthejë kohën e Milosheviqit, ashtu që të mund të pasurohet më tej në llogari të njerëzve të kidnapuar apo të vrarë. Por, këtë më nuk do të mund ta bëjë. Dhe po e njoftoj publikisht, përmes mediumeve: Z. Haxhiu, Milosheviqi ka vdekur. Me të ka vdekur edhe koha e tij, andaj e keni kot", ka shtuar Petkoviq.

Si është e mundur që në kohën kur është formuar UÇK-ja Haxhiu ka mundur të shkojë e të vijë ku ka dashur, të marrë intervista nga UÇK-ja e askush nga policia serbe të mos e prekë?

"Dhe është një detal shumë i çuditshëm që ka ndodhur gjatë kohës së bombardimeve. "Tanjug ka publikuar lajmin se z. Baton Haxhiu është vrarë. E dini pse është dhënë ky lajm. Sepse z. Baton Haxhiu është frikësuar se shqiptarët do të dëgjojnë se po e ruajnë njësitë speciale të MUP-it dhe mu për këtë mund ta vrasin. Andaj e ka shpallur vetëvrasjen e tij. Ka marrë telefonin e policisë dhe me të e ka thirrur vetë agjencinë dhe e ka shpallur vdekjen e vet", ka pohuar Petkoviq duke shtuar se ka edhe shumëçka tjetër të thotë për bashkëpunimin e tij me shërbime të ndryshme.

"Nëse diçka nuk e ka që qartë, nga ky vend e ftoj në duel televiziv të drejtpërdrejtë. Kur të dojë dhe ku të dojë ai vetë", kishte thënë Petkoviq në vitin 2006.

Akuzat e Millosheviqit

Haxhiu ishte akuzuar nga diktatori Milosheviq gjatë dëshmisë së tij në Hagë, si një bashkëpunëtorë i regjimit të tij, ndërsa pas luftës ai qe akuzuar edhe nga Hashim Thaçi, si mafioz dhe përkrahës i regjimit të Milosheqivit, përkatësisht “Vampirit” si kishte thënë Thaçi, duke e paralajmëruar se njerëzit mund të hakmerreshin për këtë, dhe njerëzit si ai e meritonin ndëshkimin. Por, Stanishiq nga shqiptarët kujtohet se kishte miqësi me Baton Haxhiun, udhëheqës në TV ‘Klan Kosova’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat