Thaçi: Shqiptarët në pozicionin më të mirë historik

Aktuale

Thaçi: Shqiptarët në pozicionin më të mirë historik

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 11:52
Hashim Thaçi

?Në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, shoqëria shqiptare është në pozicionin më të mirë historik. Kjo pasi Shqipëria është vend anëtarë i NATO-s dhe në rrugë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kurse, shteti i Kosovës është konsoliduar në rrafshin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Kështu u tha në konferencën shkencore ndërkombëtare “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 140 vite pas”, të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Në konferencë morri pjesë edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se rilindja kombëtar krijojë vetëdijen për identitetin kombëtar, duke tejkaluar ndarjet krahinore apo fetare.

Thaçi: Lidhja një arritje e madhe

“Ndonëse Lidhja e Prizrenit kishte në platformë dhe program një autonomi brenda perandorisë osmane, duke vlerësuar kohën kur ndodhi, konsiderohet kapërcim dhe arritje e madhe, nuk kishte ndodhur më parë që një Kuvend shqiptar të ketë aq shumë përfaqësues dhe delegat, me një përfaqësim të të gjitha viseve. Me veprimet e veta, Lidhja e Prizrenit tërhoqi vëmendjen e diplomatëve të huaj duke dëshmuar se shqiptarët po mobilizonin forcat dhe nuk lejonin implementimin e marrëveshjeve të padrejta ndërkombëtare për copëtimin e hapësirave etnike“, tha ai.

Presidenti Thaçi u ndal edhe te procesi i pavarësisë së Shqipërisë dhe ndarjes së Kosovës, megjithatë shtoi se UÇK-ja me të drejt konsiderohet si lëvizja më e suksesshme, pasi platforma e saj politike dhe ushtarake, bëri që të gjej mbështetjen ndërkombëtare aq të madhe.

Thaçi: Shoqëria shqiptare është në pozicionin më të mirë historik

“Në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, shoqëria shqiptare është në pozicionin më të mirë historik. Shqipëria është vend anëtarë i NATO-s dhe në rrugë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Shteti i Kosovës është konsoliduar në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar “, tha ai.

Përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Floresha Dado tha se u ndal te konferenca e organizuar, duke thënë se suksesi do të jetë pasi studiues nga trojet shqiptare do të hapin teza dhe diskutime të reja për ta zgjeruar historinë.

Dado: Asnjë ngjarje historike nuk është pronë e asnjë instituti

“Pavarësisht se dy akademitë e shkencave kanë protokollet e tyre, ne asnjëherë nuk e konceptojmë se aktivitetet e tona janë vetëm brenda nesh, përkundrazi ne do të kërkojmë bashkëpunim edhe me institutet tjera sepse asnjë ngjarje historike nuk është pronë e asnjë instituti por është pronë e gjithë shqiptarëve dhe është pronë e shkencës shqiptare“, tha ai.

Kurse, profesor Jusuf Bajraktari referojë mbi temën për paralelet historike rreth çështjes shqiptare nga procesi i Berlinit 1878 deri te procesi i Berlinit 2014. Ai tha se

Bajraktari: Momenti për të shtruar zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve

“Zhvillimet politike, ekonomike aktuale sikur po japin indikacione të mjaftueshme që të qojnë në përfundim shkencor se në qoftë se stërgjyshërit tonë në ato kohë delikate me një përfaqësim ekselent, rajonal, social, politik e fetar arritën që pikërisht tri ditë para konceptit diplomatik më të madhin në Evropë në shekullin e 19, pra Kongresin e Berlinit, të dalin me kërkesa e plota, atëherë do të shtrohet pyetja e logjikshme, a thua vallë pse sot, pas 140 viteve kur vetëdija e popujve të shtypur në Azi, Afrikë e vende të tjera të botës, në saje të mirëkuptimit, kanë arritur të realizojnë kërkesat e tyre për liri, pavarësi dhe zhvillim normal, atëherë pra a nuk do të ishte gabim fatal që strukturat shtetërore, intelektuale të popullit shqiptar sot duke jetuar defakto në dy shtete e gjysmë në ballkan, mos të jenë në nivelin e duhur të momentit historik për të shtruar dhe për të propozuar zgjidhjen e natyrshme n ë rrugë qytetëruese problemin jetik të një populli të penguar për të jetuar ashtu siç jetojnë të gjithë popujt e Evropës“, tha ai.

Konferenca është paparë në kuadër të bashkëpunimit me Akademinë e Shqipërisë, pasi siç u tha Lidhja e Prizrenit është një ngjarje e madhe në historinë kombëtare që ka lënë gjurmë dimensionale në të gjitha aktivitetet kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat