Shokon Milaim Zeka: Kryeprokurorja e EULEX-it ka fjetur me një politikan të Kosovës

Aktuale

Shokon Milaim Zeka: Kryeprokurorja e EULEX-it ka fjetur me një politikan të Kosovës

Nga: P.R Më: 8 qershor 2018 Në ora: 13:41
Milaim Zeka

Deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, ka bërë një pohim shokues.

Ai në foltoren e Kuvendit ka thënë se Kryepokuroja e EULEX-it, Isabelle Arnal ka fjetur me një politikan, në një vilë në Brezovicë.

Sipas deputeti Zeka, derisa e njëtja prokurore po kryente marrëdhënie intime me një politikan të njohur në Kosovë, ata të dy kanë vendosur që i pari i Nismës, Fatmir Limaj të ndiqet penalisht, përcjellë “Bota sot”.

“Kam raport me shkrim sekret se kryeprokurorja e EULEX-it Isabelle  Arnall përpos që ka bërë marrëdhënie intime me një politikan se nuk po guxoj me përdor fjalën ‘ sex’ ,  përpos që ka bërë marrëdhënie intime me një politikan të kalibrit të lartë në një vilë në Brezovicë ‘i ka thënë futja Fatmir Limës tu bë lezet në krevet”, ka thënë ai.

Më tej, Zeka, gjitha fajet për të këqijat në Kosovë iu ka lënë ndërkombëtarëve.

E Xhavit Haliti ia ka ndalur fjalën Zekës, duke i tërheqë vërejtjen, pasi sipas tij, po shkon në degjenerim të debatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat