Policia konfirmon arrestimin e aktivistit të Vetëvendosjes

Aktuale

Policia konfirmon arrestimin e aktivistit të Vetëvendosjes

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 17:41
Lëvizja Vetëvendosje

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express arrestimin e aktivistit të Vetëvendosjes, Frashër Oseku. Gjatë ditës së sotme ai është arrestuar në pikën e kalimit kufitar, Hani i Elezit, pasi ka qenë në listën e ndalesave.

“Me date 08.06.2018 ne ora 15:03  ne Pikën e Kalimit Kufitar-Hani i Elezit, është ndaluar një mashkull me iniciale: F.O. d.l  18.12.1975, pasi i njëjti ka qenë në listën e ndalesave:, ka konfirmuar Policia.

Oseku jeton në Suedi, ndërsa në publik u bë i njohur për përdhosjen që i kishte bërë flamurit të Kosovës duke e hedhur në guacën e toaletit.

Aktivitët e VV-së janë mobilizuar nëpër rrjete sociale duke kërkuar lirimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat