Thaçi: Bombardimet e pandërprera të NATO-s, e dhanë rezultatin e tyre

Aktuale

Thaçi: Bombardimet e pandërprera të NATO-s, e dhanë rezultatin e tyre

Nga: N.H Më: 9 qershor 2018 Në ora: 10:58
Hashim Thaçi

Thaci thotë se nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë, Bombardimet e pandërprera të NATO-s, 78 ditë me radhë, e dhanë rezultatin e tyre.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook thotw se u bënë 19 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë. Bombardimet e pandërprera të NATO-s, 78 ditë me radhë, e dhanë rezultatin e tyre.

“Ato parandaluan spastrimin etnik, katastrofën humanitare, përshkallëzimin e krizës në rajon dhe detyruan Serbinë t’i tërheqë forcat e saj policore, ushtarake dhe paramilitare nga Kosova. Lufta dhe terrori serb kishin zgjatur shumë, por më në fund edhe populli ynë po i kthehej jetës normale. Me ndihmën e shteteve mike, ne e rindërtuam vendin tonë të lirë dhe e bëmë të pavarur e sovran. Kosova tash është faktor paqeje në rajon dhe storie e suksesit”, ka shkruar ndër tjerash Thaçi.

Ja postimi i plotë:

U bënë 19 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë. Bombardimet e pandërprera të NATO-s, 78 ditë me radhë, e dhanë rezultatin e tyre. Ato parandaluan spastrimin etnik, katastrofën humanitare, përshkallëzimin e krizës në rajon dhe detyruan Serbinë t’i tërheqë forcat e saj policore, ushtarake dhe paramilitare nga Kosova. Lufta dhe terrori serb kishin zgjatur shumë, por më në fund edhe populli ynë po i kthehej jetës normale. Me ndihmën e shteteve mike, ne e rindërtuam vendin tonë të lirë dhe e bëmë të pavarur e sovran. Kosova tash është faktor paqeje në rajon dhe storie e suksesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat