Kusari-Lila: Kapiten, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës të cilës i dhe aq shumë

Aktuale

Kusari-Lila: Kapiten, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës të cilës i dhe aq shumë

Nga: G.B Më: 9 qershor 2018 Në ora: 13:10
Fadil Vokrri

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se zemra e Fadil Vokrrit ka pushuar së rrahuri por veprat e tij do të jenë të pashuara, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se fitoret e tij sollën dhe do të sjellin fitore tjera për ata që e duan sportin.

Postimi i plotë:

Zemra e Fadil Vokrrit pushoi së rrahuri, por vepra e legjendës është e pashuar sa të jetë jeta dhe sporti në Kosovë. 
Kapiten, fitoret tua sollën dhe do të sjellin fitore për të gjithë sport dashësit e me to do të jetojë edhe shpirti yt gjithmonë.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës të cilës i dha aq shumë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat