Ademi: Vokrri, ditëve të fundit ka pasur shtrëngime në gjoks

Aktuale

Ademi: Vokrri, ditëve të fundit ka pasur shtrëngime në gjoks

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 13:18
Arkiv

Nënkryetari i FFK’së, Agim Ademi ka thënë se Fadil Vokrri ditëve të fundit ka pasur probleme me shëndetin.

Ai ka thënë se Vokrri ditëve të fundit ka pasur shtrëngime në gjoks.

Nënkyetari i FFK’së, gjithashtu ka thënë se vdekja e Fadil Vokrrit ka ndodhë nga një sulm në zemër në një nga palestrat e fitnesit në Prishtinë.

“Është lajm i hidhur për të gjithë opinionin shqiptar, por edhe europian. Jemi të pikëlluar në këto momente”, ka thënë Ademi.

Varrimi i Fadil Vokrrit bëhet nesër në orën 17:00, në Prishtinë.

Ylli i futbollit kosovar Fadil Vokrri ka vdekur pas një sulmi në zemër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat