Hoti: Homazhet për viganin e sportit të mbahen në stadiumin e Prishtinës

Aktuale

Hoti: Homazhet për viganin e sportit të mbahen në stadiumin e Prishtinës

Nga: A.M. Më: 9 qershor 2018 Në ora: 20:07
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se homazhet për  legjendën e futbollit Fadil Vokrrin t'i organizojnë në stadiumin e Prishtinës.

Për më tepër, ai ka shkruat në Facebook se në fushën e gjelbër duhet t'i behën nderimet dhe t'i jepet lamtumira këtij vigani të sportit.

Postimi i plotë:

Institucionet e vendit duhet qe homazhet per legjenden e futbollit kosovar Fadil Vokrrin t'i organizojne ne stadiumin e Prishtines.

Ne fushen e gjelber duhet t'i behen nderimet dhe t'i jepet lamtumira ketij vigani te sportit, qe beri histori ne fushe sa ishte i ri dhe ne anetaresimin e Kosoves ne organizmat nderkombetare te futbollit para se te shkonte ne amshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat