OVL e UÇK-së merr afër gjysmë milioni euro nga anëtarësimi, por s’ka raport financiar

Aktuale

OVL e UÇK-së merr afër gjysmë milioni euro nga anëtarësimi, por s’ka raport financiar

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 10:12
Veteranët kanë dyshime, lidhur me shpenzimet e parave që ata paguajnë për anëtarësim.

15 euro në vit paguajnë 35 mijë anëtarë veteranë të UÇK-së, në Organizatën e Veteranëve të Luftës (OVL), anëtarë këta që dikur ishin 25 mijë.

Kjo organizatë për anëtarësi merr çdo vit afër 500 mijë euro nga anëtarësimi i veteranëve, por nuk ka raporte financiare se ku shpenzohen këto para. Kurse, Shoqata e Invalidëve të luftës thotë se kanë dyshime, lidhur me shpenzimet e parave që ata paguajnë për anëtarësim. 

Hysni Gucati, i cili që nga tetori i vitit 2016 është kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së thotë se nuk kanë ndonjë raport financiar për paratë e shpenzuara, por i ka emrat e të gjithë atyre që i ndihmuan.

Nga paratë që marrin nga anëtarësimi, sipas tij mbijetojnë degët, qendra dhe një pjesë e tyre, përdorën si ndihmë për familjet e veteranëve të cilët kanë nevojë por thotë se nuk kanë ankesa nga veteranët, lidhur me shpenzimin e parave që marrin nga ta.

Por thotë se do të vjen momenti, kur do t’i bëjnë publik, emrat e të gjithë veteranëve të cilëve u dolën në ndihmë. 

Ndërsa Xhevdet Qeriqi, nga Shoqata e Invalidëve të luftës thotë se veteranët kanë dyshime, lidhur me shpenzimet e parave që ata paguajnë për anëtarësim. 

Sipas tij, veteranët ankohen dhe për shumën prej 15 euro që paguajnë është shumë e lartë, duke pasur parasysh gjendjen e tyre financiare.

Qeriqi thotë se për anëtarësim në Organizatën e invalidëve të luftës, paguajnë 12 euro në vit dhe se ata çdo herë bëjnë raport, rreth shpenzimeve të bëra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat