Nga kryeqyteti historik, do të bëhen edhe shkëmbime profesorësh

Aktuale

Nga kryeqyteti historik, do të bëhen edhe shkëmbime profesorësh

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 12:46
Ministrat e arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë

(E plotësuar) - Edhe rektorët Universiteteve Publike të të dyja shteteve shqiptare janë takuar në Prizren, në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

Nga ky takim pritet të dalin diskutime të rëndësishme dhe hapa që do të mund të bëjnë bashkë të dyja vendet, ndërkohë që u dhanë premtime se do qohen para secili diskutim nga tryeza.

Përveç shkëmbimit të profesorëve e edhe studentëve pritet të mbahet edhe një Kampus Veror i studentëve shqiptar.

Ministri i Arsimit të Kosovës, Shyqiri Bytyqi ka deklaruar se nga takimi i fundit që kanë pasur ministrat e arsimit të të dyja vendeve janë pajtuar për tri tema të rëndësishme.

Bytyqi: Kemi diskutuar për shkëmbimin e profesorëve

“Ne e kemi parë të arsyeshme të diskutojmë si temë e parë, për disa fakultete që kanë rrezikshmëri të disa fakulteteve apo programeve në mungesë të kuadrove apo profesorëve. Kemi diskutuar që të kemi shkëmbim të profesorëve dhe pastaj të dyja vendet të marrim obligime të politikave që të mos kemi pengesa të këtij modaliteti zyrtar”, tha ai.

Temë të dytë, tha, se kanë menduar që disa fakultete mund të jenë më të zhvilluara, e varësisht prej tyre, studentët të kenë kuota më të mëdha, flitet këtu për profilet ku ka mungesë profesorësh.

Ndërsa temë e tretë, organizimi i një kampusi veror i studentëve shqiptar.

Ndërsa, ministrja e arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka thënë se ky takim i rektorëve do të shfrytëzohet që të thuhen nevojat e të dyja vendeve për një arsim sa më cilësor.

Ajo ka deklaruar se ka nevojë për shkëmbim profesorësh dhe studentësh.

Nikolla: Do marrim përgjegjësitë tona që dalin nga kjo tryezë

“Nga kjo tryezë do të marrim përgjegjësitë tona, detyrat tona shtetërore, në mënyrë që adresimet që dalin nga kjo tryezë të kenë mbështetjen, jo vetëm buxhetore, por të gjitha institucioneve të të dyja vendeve”, tha ajo.

Takimet në kuadër të shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit po vazhdojnë në kryeqytetin historik.

Bytyqi dhe Nikolla: Të institucionalizojmë bashkëpunimin në fushën e Albanologjisë dhe Historisë

Ministrat e arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, mblodhën albanologët dhe historianët shqiptarë.

Në këtë takim, të mbajtur në Prizren, në kuadër të aktivitetet për shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, ministri i arsimit të Kosovës Shyqyri Bytyqi si dhe ministrja e arsimit e Shqipërisë Lindita Nikolla, folën për rëndësinë e institucionalizimit të bashkëveprimeve të Institutit të Albanologjisë dhe atij të Historisë të dy vendeve me qëllim të ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Bytyqi me këtë rast foli për zotime të përbashkëta në fushën e arsimit mes dy vendeve.

Image

Bytyqi: Kosova dhe Shqipëria janë pajtuar për zotime të përbashkëta

“Konsideroj që në këto data të rëndësishme që sot po e festojmë 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe vitin jubilar të Skënderbeut bashkë me ministren jemi dakorduar të marrim zotime të reja. Jemi  dakorduar që bashkë me Institutin e Albanologjisë dhe Historisë të kemi një takim të përbashkët dhe të shohim format  bashkëpunimit sa më të hapur të dy institucioneve. Këto institute janë të rëndësishëm për të dy vendet dhje si ministri si në Kosovë dhe Shqipëri jemi të interesuar që në kuadër të bashkëpunimit të afërt të kemi edhe institut që përfshihen në arsim dhe më vonë të kemi takimin për pak më vonë këtë njësoj edhe mes Universitetit të Prishtinës dhe Tiranës”, ka thënë Bytyqi.

Ai po ashtu ka propozuar që të krijohet një trup i përbashkët vendimmarrës për të dy institutet.

Bytyqi: Të harmonizohen punët e të dy instituteve përmes një trupi të përbashkët vendimmarrës

“Idea e takimit ka qenë gjetja e mundësive të diskutimit dhe ideve të reja për bashkëpunim, është ajo që kemi menduar me ministren është të gjejmë një formë të bashkëpunimit.  Harmonizimi i punës së këtyre dy instituteve konsideroj se do të na ndihmojë dy vendeve jashtëzakonisht shumë dhe ne do të mbështesim çfarëdo vendimi që vjen prej këtyre dy institucioneve. Ndoshta mënyra më e mirë e një organizimit që përbashkët do të ishte krijimi i trupave të përbashkët ku do të ketë harmonizim për aktivitete vjetore, ndoshta edhe një trup e përbashkët si trup vendimmarrëse e dy instituteve unë konsideroj se do të jetë si hap i parë i thellimit të bashkëpunimeve të rëndësishme të këtyre instituteve”, ka thënë ministri Bytyqi.

Anën tjetër, ministrja e arsimit Lindita Nikolla nga Shqipëria e ka quajtur teje të rëndësishme institucionalizimin e bashkëveprimit të institutit të Albanologjisë dhe Historisë që veç kanë bashkëpunim në baza vullnetare.

Nikolla: Të institucionalizojmë bashkëveprimin e dy instituteve

“Besoj që është bukur që jemi në këtë tryezë të përbashkët në këtë ditë jubilare të Lidhjes së Prizrenit por edhe në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta që kemi në vitin e Skënderbeut, pikërisht për të bërë të mundur më shumë ndërveprim dhe padyshim më shumë çështje që vijnë nga ju  për të dy ministritë peri të pasur edhe mbështetjen e duhur nga dy ministritë dhe më lejoni që në emrin tim të përgëzojë sepse ne nuk fillojmë sot. Këtyre profesorëve që janë sot në këtë tryezë padyshim se kanë një histori të suksesit në atë që është puna e tyre e vyer për mbrojtjen e vlerave të kulturës dhe historisë sonë kombëtare dhe besoj duke u mbështetur fort në shembujt e suksesit duhet ta institucionalizojmë këtë ndërveprim dhe të marrim përsipër përgjegjësitë dhe detyrat tona të shtëpisë dhe për të mundësuar që ky ndërveprimet ë mos mbetet vetëm në bazë të vullnetit të 0profe sorëve port i ndihmojnë dhe të vejmë bazë për ndërveprimet që kanë në këtë drejtim”, ka thënë Nikolla.

Ajo dhe Byqyti po ashtu kanë folur për takimin e radhës që po mbahet aktualisht për bashkëveprim të njëjtë mes Universitetit të Prishtinës dhe atij të Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat