Albin Kurti e Shpend Ahmeti takohen teksa bëjnë homazhe, ja reagimi i tyre

Aktuale

Albin Kurti e Shpend Ahmeti takohen teksa bëjnë homazhe, ja reagimi i tyre

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 14:09
Kurti nuk e përshëndeti as ish presidentin e vendit Fatmir Sejdiun, teksa e pa që po qëndronte me Ahmetin.

Në Kuvendin e Kosovës janë bërë homazhe për legjendën e futbollit Fadil Vokrrin.

Qindra persona hyn e dolën në hollin e Kuvendit të Kosovës, por një takim jo i këndshëm ndodhi aty.

Teksa Abin Kurti përfundoi homazhet, aty erdhi Shpend Ahmeti.

Dikur kolegë bashkë, e tani rivalë, ata nuk folën mes vete.

Teksa Albin Kurti po shkruante në librin e zisë, Ahmeti priste në radhë.

Kurti nuk e përshëndeti as ish- presidentin e vendit Fatmir Sejdiun, teksa e pa që po qëndronte me Ahmetin.

Iku, pa e kthyer kokën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat