Reagon ish-ushtari i UÇK-së: RTK ka një censurë të tmerrshme ndaj emrit të Sali Çekajt

Aktuale

Reagon ish-ushtari i UÇK-së: RTK ka një censurë të tmerrshme ndaj emrit të Sali Çekajt

Nga: N.H Më: 10 qershor 2018 Në ora: 21:55
Ilustrim

Saim Tahiraj, ish bashkëluftëtar i heroit Sali Çekaj, ka reaguar ndaj televizionit publik (RTK) për publikimin e një lajmi, përcjell "Bota sot".

Sipas Tahirajt, RTK në emisionin e lajmeve qendrore ka dhënë një dezinformatë, kështu duke e paraqitur një donacion të shoqatës "Sali Cekaj" në Zvicër, si donacion të shoqatës “Diaspora”.

Ai thotë se nuk është hera e parë që RTK bënë veprime të tilla. Tutje, ai thotë se RTK ka një censurë të tmerrshme ndaj emrit të Sali Çekajt.

Ja postimi i plotë:

REAGIM I SHHK"SALI CEKAJ"NDAJ NJË DEZINFORMATE TË RTK-së Shhk"Sali Cekaj"në Zvicër ,pas një kërkese të shoqatës së Minatorëve në Podujevë mori vendim që ti ndajë 1700 E për 34 familje të minatorëve në komunën e Podujevës. Sot shoqata Diaspora, me këtë donacion të shoqatës Sali Cekaj, shpërndarë 34 paketa me gjëra ushqimore në vlerë një pako 50E. RTK në emisionin e lajmeve qendrore japë një dezinformatë duke e paraqitur këtë donacion të shhk"Sali Cekaj"në Zvicër si donacion të shoqatës Diaspora, dhe fare nuk e përmendë donatorin kryesorë shhk"Sali Cekaj"në Zvicër.

Nuk është hera e parë që RTK bënë veprime të tilla. RTK ka një censurë të tmerrshëm ndaj emrit të Heroit Sali Cekaj. Kryesia e shhk"Sali Cekaj"reagon ashpër kundër kësaj dezinformatë të turpshme të RTK-së dhe kërkon urgjentisht të korrigjojë këtë dezinformatë, dhe ti kërkoj falje publike shhk"Sali Cekaj"në Zvicër.

Na çuditë fakti edhe me shoqatën Diaspora se si ka lejuar një dezinformatë të tillë. Mbetemi me shpresë se shoqata Diaspora të reagoj ndajë kësaj dezinformate të RTK-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat