Abazi: Ramush kërko falje! Në Kosovë gruaja po vritet e vrasësit nuk dënohen!

Aktuale

Abazi: Ramush kërko falje! Në Kosovë gruaja po vritet e vrasësit nuk dënohen!

Nga: N. Sh Më: 11 qershor 2018 Në ora: 09:11
Momenti kur Haradinaj e largon nga foltorja Valdete Derallën

Njohësi i çështjeve politike Haki Abazi, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt për shkak se dje ishte ditë zie dhe kjo nuk u respektua në Prishtinë, si dhe ndaj asaj që ndodhi dje në ceremoninë e Lidhjes Shqiptarë të Prizrenit, ku kreu i Qeverisë kapi për dorë pasardhësen e gjeneralit Mehmet Derallës, Valdete Deralla.

Abazi kërkon nga kryeministri Haradinaj që të kërkon falje për këto dy ngjarje të cilat dje e karakterizuan Kosovën, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas Abazit, falmujt dje në Prishtinë nuk janë lëshua në gjymës shtizë pasi kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ishte duke pozuar para kamerave të cilat përcillnin homazhet për Fadil Vokrrin, e në anën tjetër në Prizren kryeministri Haradinaj ishte duke e kapur një grua për krahu.

“Në Kosovë gruaja trajtohet si një leckë, ajo vritet e vrasësit nuk dënohen, ajo trajtohet si pronë por pronë nuk ka”, shkruan Abazi, transmeton “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë i Haki Abazit:

Z. Haradinaj:

Te lutem dil urgjentisht sqarohu- kerko falje. Në dite zie, flamujt as ne Prishtinë nuk leshohen ne gjysem shtize sepse kryetari i Prishtines ka qene i zene duke pozuar para kamerave qe percillnin homazhet ( Nuk pritet gje tjeter) e Ju keni qene i zëne duke kapur nje grua per krahu dhe duke e larguar nga foltorja e nje ngjarje qe me pamadhesine e saje e ka ofenduar Lidhjen.

Ne Kosoven e vertete, ne Dukagjinin e vertet gruaja respektohet, për mikun dhe sidomos për nje mysafire pushke qitet.

Ne Kosove gruaja trajtohet si nje lecke, ajo vritet e vrasesit nuk denohen, ajo trajtohet si prone por prone nuk ka.

Nese nuk do të shkruaja do të nenkuptohej se pajtohem -Nuk pajtohem kundershtoj dhe ajo grua meriton nje kerkim falje publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat