Haradinaj kërkon intensifikim të punës për reforma evropiane

Aktuale

Haradinaj kërkon intensifikim të punës për reforma evropiane

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 09:54
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kërkuar intensifikim të punës për përmbushjen e reformave të agjendës evropiane.

Kreu i ekzekutivit kështu ka deklaruar në mbledhjen e Këshillit Ndërministror për Integrime Evropiane, ku ka shtuar se se është interes i te gjithëve agjenda integruese.

"Agjenda evropiane është interes i yni por ndërlidhet edhe me liberalizimin e vizave dhe rrit presionin mbi Qeverinë në zbatimin e agjendës evropiane", tha Haradinaj.

***

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku diskutohet zbatimi i agjendës për reforma evropiane.

Takimi mbahet në ndërtesën kryesore të Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat