Krabal: Element i rëndësishëm është luftimi i korrupsionit për integrim në BE

Aktuale

Krabal: Element i rëndësishëm është luftimi i korrupsionit për integrim në BE

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 12:57
Kadri Veseli me Jacques Krabal

Pas aplikimit, Kosova shumë shpejt do të jetë anëtare me të drejta të plota në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.

Kështu tha sot kryetari i Kuvendit Kadri Veseli pas një takimi sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, Jacques Krabal.

Ndërsa, për çështjen e liberalizimit të vizitave, Veseli njoftoi e sot do të udhëtojë për në Strasburg.

Veseli: Franca në vazhdimësi po e përkrah Kosovën drejt BE-së

“Kemi të bëjmë me miq, me partnerë, të cilat janë shtetet frankofone, që e kanë njohur Kosovën, por në të njëjtën kohë ka mundësi edhe vendet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Ajo çka është më kryesore, është se ne po marrim përkrahje të vazhdueshme. Në të njëjtën kohë shteti i Francës i cili është pjesë e kësaj organizate, është një shtet i cili po e përkrah Kosovën edhe në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Me këtë turin e takimeve në parlamentet brenda Bashkimit Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave, sot do të udhëtoj për Strasburg, menjëherë pas kësaj, pas tre ditësh do të jemi po ashtu në Paris për të takuar dy dhomat parlamentare për të sensibilizuar situatën e përkrahjes për qytetarët e Kosovës  për liberalizimin e vizave”, ka thënë Veseli. 

Ai shtoi se në ditët e ardhshme do të vazhdoj turin edhe në Holandë dhe në Berlin për të qenë Kosova sa më afër vendeve perëndimore.

Jacques Krabal deklaroi se kjo është objektivë kryesore në Asamblenë parlamentare të Frankofonisë, mirëpo edhe ekonomia dhe çështja e papunësisë.

Krabal: Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për t’u anëtarësuar në Asamblenë e Frankofonisë

“Kosova ka aplikuar për t’u anëtarësuar në Asamblenë parlamentare të Frankofonisë, dosja është e kompletuar dhe i plotëson të gjitha kushtet, vendimi do të merret së shpejti. Ne shpresojmë që Kosova së shpejti do të jetë në familje të Frankofonisë me të drejta të plota. Dosa për t’u anëtarësuar në asamblesë parlamentare të Frankofonisë bazohet ën disa kritere, sidomos për kriteret gjuhësore. Kosova ka bërë arritje të rëndësishëm sa I përket gjuhës frënge në vend në nivel të kolegjit dhe universitetit dhe ne përgëzojmë për këtë”, theksoi Krabal.

Ai shtoi se luftimi i korrupsionit, dialogu dhe paqja janë me rëndësi për Kosovën drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në procesin e liberalizimin e vizave.

Krabal: Element i rëndësishëm është luftimi i korrupsionit për integrim në BE

“Element i rëndësishëm është po ashtu luftimi i korrupsionit, është me rëndësi sepse do të ndihmojë në avancimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në procesin e liberalizimin e vizave mendoj se jeni në rrugën e duhur dhe do të arrini së shpejti rezultate të mira. Po ashtu një element shumë I rëndësishëm I demokracisë është dialogu dhe paçja, Kosova është e angazhuar në dialog dhe uroj që ky proces të shkoj sa më mirë. Hapësira e frankofonit do të ndihmojë që ky proces të shkoj sa më mirë dhe do të ndihmojë në mbajtjen e dialogut dhe për arritjen e marrëveshjeve paqësore”, ka thënë Krabal. 

Si sfidë e dytë ai ka thënë se në parlamentin e Frankfonisë është demokracia, i cili ka përgëzuar Kosovën për mbrojtjen e demokracisë përmes Kushtetutës dhe ligjeve, mbrojtjen e minoriteteve përmes politikave gjuhësore në integrimin e tyre politik.

Pjesë e Frankofonisë nuk është vetëm Franca, janë shumë shtete tjera të cilat angazhohen në ruajtjen e gjuhës frënge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat