Zeka: Incidenti i kryeministrit është turp i protokollit, turp për ata që e shoqëruan atë

Aktuale

Zeka: Incidenti i kryeministrit është turp i protokollit, turp për ata që e shoqëruan atë

Nga: G.B Më: 11 qershor 2018 Në ora: 14:02
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka komentuar veprimin e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili largoi nga foltorja në Prizren një grua dje.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zeka ka thënë se incidenti ka qenë turp i protokollit, pasi kurrë nuk pasur shtet, përcjell Bota sot.

Ai thotë se është turp për ata që e shoqëruan kryeministrin, pasi ata duhej të ndërhynin.

Postimi i tij i plotë:

Incidenti i Kryeministrit te Kosoves, ashte turp i protokollit. Ne nuk dime se çka eshte protokolli i shtetit, se kurr shtet nuk kemi pase. 
Turp per ata qe e shoqeruan kryeministrin. Ata do duhej te nderhynin, jo kryeministri...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat