Sheshi i Vushtrrisë do të mbajë emrin e kolonel Ahmet Krasniqit

Aktuale

Sheshi i Vushtrrisë do të mbajë emrin e kolonel Ahmet Krasniqit

Nga: N.A Më: 11 qershor 2018 Në ora: 17:22
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi ne facebook ka njoftuar se I ka propozuar Kuvendit komunal qe sheshi me ri te emërtohet me emrin e kolonel Ahmet Kraniqit

Tahiri ka shtuar se ky shesh do të vendoset para objektit te ndërtesës së komunës

Gjithashtu Tahiri ka shtuar se sheshi Ahmet Kraniqi do te vendose krahas sheshit Hasan Prishitna,k u do te krijohet edhe hapësira publike për qytetarët

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Të dashur qytetarë, 

I kam propozuar Kuvendit të Komunës emërtimin e Sheshit “Ahmet Krasniqi”. 
Kështu, Vushtrria do të nderojë Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, birin e saj Kolonel Ahmet Krasniqi. 
Sheshi do të vendoset para objektit të ndërtesës së Komunës së re dhe krahas Sheshit “Hasan Prishtina” do të shtojë vlerat kulturore e historike të qytetit. Me këto sheshe, Vushtrria nderon dy figurat e saja të ndritura, por edhe krijon hapsira publike për qytetarët e saj. 
Ky është edhe një premtim i yni që po merr rrugën e realizimit. 
Urime!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat