U akuzua se mori 8 milionë marka nga Ahmet Krasniqi, kjo është pasuria e Xhavit Halitit

Aktuale

U akuzua se mori 8 milionë marka nga Ahmet Krasniqi, kjo është pasuria e Xhavit Halitit

Nga: P.R Më: 11 qershor 2018 Në ora: 17:43
Xhavit Haliti

Kohë më parë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kishte shpërthyer një debat i ashpër mes Xhavit Halitit dhe Anton Qunit. Shkak për këtë ishte pohimi i Anton Qunit, se Xhavit Haliti kishte marrë 8 milionë marka gjermane nga koloneli Ahmet Krasniqi.

Por sa është pasuria e tashme e Xhavit Halitit?

Agjencia Kundër Korrupsionit, sot ka publikuar deklarimin e  pasurisë nga zyrtarët publikë për vitin 2018.

Në deklarimin e tij, Haliti ka deklaruar se ka te kursyera në bankë 131,260.00 euro në njërën nga bankat e Kosovës.

Po ashtu, Haliti ka deklaruar edhe që posedon edhe tokë bujqësore, pyjore, banese etj...

Për më shumë shikojeni formularët e deklarimit të pasurisë nga Xhavit Haliti:

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat