Tahiri bashkë me Lushtakun, Hamzën e Ismailin hanë iftar në Skenderaj

Aktuale

Tahiri bashkë me Lushtakun, Hamzën e Ismailin hanë iftar në Skenderaj

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 23:50
Pamje nga ngjarja

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka ngrënë iftar sonte bashkë me qytetarët e komunës së Skenderajt.

Tahiri ka thënë se Ramazani është muaji që çdo vit na përkujton rëndësinë e përvetësimit të vlerave thelbësore njerëzore si toleranca dhe respekti.

Të pranishëm në këtë iftar kanë qenë edhe i pari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku dhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili si dhe Ministri i Financave, Bedri Hamza.

Postimi i plotë:

Bashkë me qytetarë, për iftar në Skenderaj. Ramazani është muaji që çdo vit na përkujton rëndësinë e përvetësimit të vlerave thelbësore njerëzore si toleranca dhe respekti mes njerëzve, pa dallim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat