Agron Mustafa mbanë 183 mijë euro në bankë, ja pasuria milionëshe e tij

Aktuale

Agron Mustafa mbanë 183 mijë euro në bankë, ja pasuria milionëshe e tij

Nga: H.O. Më: 12 qershor 2018 Në ora: 10:03
Agron Mustafa

Drejtori i Telekomit të Kosovës Agron Mustafa edhe këtë vit ka publikur milionat e tij në AKK. Ai ka deklaruar tek pasuria e paluajtshme shtëpi, banesë e lokale, derisa në emër të bashkëshortes një veturë në vlerën 31 mijë euro.

Mustafa është kujdesur që të kursejë shumë, duke mbajtur mbi 183 mijë euro në bankat e Kosovës. Por siç ka deklaruar ai, thuajse të njëjtën shifër e ka borxh kredie rreth 182 mijë euro.

Ai ka deklaruar edhe të hyrat e tij vjetore mbi 53 mijë euro në vit. Pasuria e tij në total, sillet mbi 1 milionë e 100 mijë euro.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat