Ministri në kredi, fëmijët me biznes të suksesshëm

Aktuale

Ministri në kredi, fëmijët me biznes të suksesshëm

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 12:32
Shyqyri Bytyqi

27 mijë euro është vlera e kredisë që kishte marrë në dy banka vendore, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi.

Bytyqi sipas deklarimit zyrtar të pasurisë ka një kredi me kohëzgjatje 7 vite prej 22 mijë euro dhe një tjetër  5 vite, prej 5 mijë euro.

Bytyqi megjithatë nuk qëndron keq me pasurinë pasi posedon prona të  paluajtshme me një vlerë në total prej 248 mijë euro.

Nga pronat që përfshijnë truallin një shtëpi dhe një  banesë asnjëra prej tyre nuk figuron në emër të bashkëshortes së ministrit.

Ministri po ashtu posedon një veturë ‘Mercedes ML’ në vlerë prej 20 mijë euro ndërsa bashkëshortja e tij ka një  veturë ‘Mazda2’, në vlerë prej 10 mijë eurosh.

Sipas formularit të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ministri fiton 13 mijë e 200 euro në muaj nga paga e tij ndërsa ka të deklaruara 10 mijë euro cash në një bankë vendore.

Nga e gjithë familja Bytyqi, duket se fëmijët e ministrit janë më të suksesshëm meqë janë aksionarë të biznesit ‘Vala Consulting’ i cili ka vlerën 45 mijë euro ndërsa sjell të hyra vjetore prej 50 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat