Kërcënohen inspektorët e punës

Aktuale

Kërcënohen inspektorët e punës

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), gjegjësisht Inspektorati i Punës, që vepron në kuadër të kësaj ministrie, duke u bazuar në sektorët me risk për shëndetin dhe jetën e punëtorëve, që janë identifikuar gjatë inspektimeve sistematike, por edhe nga raportet periodike nga tereni, këtë vit i ka dhënë prioritet inspektimeve në sektorin e ndërtimtarisë.

Kjo për shkakun se numri më i madh i aksidenteve në vendin e punës, duke përfshirë edhe ato me fatalitet, kanë ndodhur në këtë sektor. 

Në kuadër të inspektimeve të rregullta që kryen Inspektorati i Punës, jo rrallë ka hasur në rezistencë nga punëdhënësit ku inspektorët e punës janë fyer, sharë e edhe kërcënuar, thuhet në një njoftim të kësaj minsitrie.

“Rasti më i freskët është ai që ka ndodhur së fundmi në N.P “Izolimi”, në Rrugën “Ferid Curri” në lagjen Arbëria në Prishtinë. Në këtë subjekt juridik inspektorët e punës, për aq sa janë lejuar të zhvillojnë inspektimin, kanë evidentuar shkelje të legjislacionit në fuqi mbi sigurinë dhe shëndetin në punë. Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, inspektorët janë penguar nga A. R, i cili është prezantuar si menaxher i punishtes”, thuhet më tej.

Për më tepër, njoftojnë se A.R. në mënyrën më të vrazhdë  i ka kërcënuar inspektorët e punës, i ka fyer, ua ka hedhur dokumentacionin përtokë e sjellje të tjera jonjerëzore duke pamundësuar kështu kryerjen e detyrës zyrtare të inspektorëve të punës.  

“Bazuar në mandatin që ka Inspektorati i Punës për sigurinë dhe shëndetin në punë, inspektorët e punës kanë qenë të detyruar që të kërkojnë ndihmë nga Policia e Kosovës, të cilët në kohë optimale i janë përgjigjur ftesës së inspektorëve të punës, ku ne u jemi mirënjohës, sipas njoftimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat