Deputeti i LDK-së: Kulturë e odave nuk është me i thënë “peder” dikujt

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Kulturë e odave nuk është me i thënë “peder” dikujt

Nga: N.H Më: 12 qershor 2018 Në ora: 23:22
Murat Meha dhe Ramush Haradinaj

Pasi që Qeveria e Kosovës, e drejtuar prej kryeministrit Ramush Haradinaj, muaj më parë ka marrë vendim që t’ua rrisë pagat gjithë kabinetit qeveritar, ndaj këtij vendimi ka reaguar deputeti i LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, thotë se qeveria Haradinaj është më e dobëta e pasluftës.

“Ky kryeministër me mënyrën se si po sillet, po tregon se ky nuk është i përgatitur për atë pozitë”, tha ndër tjerash ai.

Gjithashtu, Selmanaj ka komentuar edhe momentin se si ishte drejtuar Murat Mehës me fjalën ‘peder’, për të cilën thotë se, nëse dinë kulturën e odave Haradinaj, atëherë kjo nuk është kulturë e odave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat