Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është në ditët e fundit të karrierës së tij politike.
Selmanaj ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Haradinaj po e sheh “fundin e tij në politikë”.
Sipas Selmanajt, duke e kuptuar këtë, Haradinaj “po provon maksimalisht të abuzojë, sa të mundet”.
Selmanaj ka vlerësuar se Kosova s’ka pasur kryeministër më të dobët sesa Haradinaj.
Deputeti i LDK’së ka thënë se edhe vetë Haradinaj ka pranuar se është i dobët, me deklaratat e tij publike.
Selmanaj ka kujtuar deklaratën e Haradinajt se s’është aq i aftë në negociata, prandaj edhe ka propozuar që presidenti Hashim Thaçi t'i udhëheqë bisedimet me Serbinë në Bruksel.