Për një parking, rrahen mes vete drejtoresha dhe zyrtarja komunale e Drenasit - Bota Sot
Për një parking, rrahen mes vete drejtoresha dhe zyrtarja komunale e Drenasit

Aktuale

E enjte, 16 gusht 2018

Për një parking, rrahen mes vete drejtoresha dhe zyrtarja komunale e Drenasit

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 20:09
Aurora Berisha dhe Ganimete Drevishi-Dibrani

Kishte premtuar se gjysmën e drejtorive do t’i udhëheqin gratë. Dhe kështu ndodhi. Ramiz Lladrovci emroi 5 zonja në krye të drejtorive komunaleve. Por njëra prej tyre, dje u përfshi në një rrahje.

Sherri nisi nga parkingu që ndodhet para objektit të komunës.

Krejt kjo për një vend ku ato do të linin veturat. Megjithëse emrat për secilin zyrtar janë të përcaktuar, as kjo nuk ishte zgjidhje e mjafueshme.

Drejtoresha e Inspeksionit Aurora Berisha dhe zyrtarja e administratës,Ganimete Drevishi-Dibrani nga kjo patën një mosmarrëveshje që kaloi në dhunë fizike.

Berisha kishte shkuar në punë pa veturë, e parkingun e saj e kishte zënë zyrtarja e administratës.

Për këtë gjë drejtoresha e inspekcionit njoftoi policinë.

Me të marr vesh këtë gjë, dyshohet që zyrtarja e administratës sulmoi fizikisht drejtoreshën.

Konfirmimin e bëri vetë Berisha, duke pranuar se është sulmuar fizikisht.

Situatë tjetër mbretëronte të mërkurën në komunë të Drenasit.

Edhe pse veturat e asnjërës nga zyrtaret nuk gjendeshin në vendin e vet, nga komuna pretendonin se kolegët tashmë janë pajtuar mes vete.

Në mëngjesin e të mërkurës, sic kanë deklaruar zyrtarët e komunës për frontal, ishte vendosur që për këtë rast të mos flitej para mediave.

Madje, ata pretendonin se ishte thjesht një fjalosje mes tyre që asesi skishte të bëjë me dhunë fizike.

Sidoqoftë dëshmitarët thonin dicka tjetër.

E me rastin po merret policia që kanë konfirmuar mosmarrëveshjen.

Dhuna fizike ndodhi për një vend parking, por askush nga komuna e Drenasait nuk flet.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test