Pasuria milionëshe e deputetit të PSD-së, Salih Salihu

Aktuale

Pasuria milionëshe e deputetit të PSD-së, Salih Salihu

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 22:10
Salih Salihu dhe Shpend Ahmeti

Një shtëpi, dy banesa, katër trualli dhe një tokë bujqësore është pasuria e paluajtshme e deklaruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Socialdemokrate Salih Salihu, vlera e të cilave është 1 milion e 880 mijë euro.

Salihu që përveç funksionit si deputet i kuvendit merr të ardhura edhe nga pozita si profesor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit, e që bie në sy pasuria e tij e paluajtshme.

Ai ka deklaruar se në pronësi të përbashkët ka një shtëpi me sipërfaqe prej 250 metra katror dhe me vlerë prej 100 mijë euro. Ka deklaruar se i posedon dy banesa, njërën thotë se e ka fituar nga kursimet ndërsa tjetrën nga kursimet dhe kredinë.

Këto dy banesa ai i ka vlerësuar se kushtojnë rreth 330 mijë euro.

Po ashtu ai ka deklaruar se si pronë të përbashkët posedon 58 hektar tokë bujqësore vlera e të cilave sipas tij është 600 mijë euro, për të cilën thotë se i ka të trashëguar.

Si pronë të përbashkët deputeti ka deklaruar se posedon edhe 5 traktorë, vlera e të cilëve është 60 mijë euro. Ndërsa në emër të tij ai ka deklaruar se posedon një veturë, një të tillë e ka deklaruar edhe në emër të prindërit të tij.

Salihu përveç të ardhurave nga posti i deputetit dhe ai i profesorit të UP-së, ka deklaruar se ka 100% të aksione edhe në “Uhilassportëear” dhe “Agrobalkan”.

Ish-deputeti i Vetëvendosje posedon 3 mijë e 400 euro në banka teksa ka deklaruar se ka edhe borxhe. Ka deklaruar se ka tri kredi në vlerë të 300 mijë eurove.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat