Konjufca për dorëheqjet e VV-së: Kur po e ndake mendjen njeriu, badihava negocio

Aktuale

Konjufca për dorëheqjet e VV-së: Kur po e ndake mendjen njeriu, badihava negocio

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 07:28
Glauk Konjufca

Analisti Imer Mushkolaj e quajti Konjufcën negociator të dobët, gjatë kohës kur ai dhe Shpend Ahmeti po udhëhiqnin negociatat mes VV-së dhe deputetëve të dorëhequr, të cilët i janë bashkuar Partisë Socialdemokrate.

Në anën tjetër, Konjufca në Debat Plus tha se nuk ka qenë negociatori më i mirë i mundshëm. Por, ai ka thënë se nuk është faji i tij.

“Kur po ndake mendjen njeri, badihava po negocioishe. Nuk varet prej shkathtësive të mia”, ka thënë Konjufca.

Tutje, ai ka folur edhe për fjalimin e djeshëm të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në fjalimin e tij për 13 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se VV është e vetmja parti socialdemokrate në Kosovë.

Konjufca nuk u pajtua me këtë qëndrim të shefit të tij.

“VV nuk  mundet me kriju monopol mbi socialdemokracinë, mbi një ideologji që është universale. Për shembull, në Itali janë katër parti socialdemokrate. Edhe në Kosovë mundet me pas më shumë”, tha Konjufca tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat