Valon Jupa, zgjidhet drejtor i Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë

Aktuale

Valon Jupa, zgjidhet drejtor i Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 12:38
Ilustrim

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në mbledhjen e sotme të udhëhequr nga kryesuesi i këtij Këshilli, Blerim Isufaj, ka zgjedhur Valon Jupa, drejtor të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë, për një mandat trevjeçar me mundësi vazhdimi.

Po ashtu, u miratua Kërkesa Buxhetore e sistemit prokurorial për vitin 2019. Paraprakisht miratimit të kërkesës buxhetore i ka paraprirë prezantimi i saj nga kryesuesi i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel, prokurori Zejnullah Gashi dhe diskutimet e anëtareve të KPK-së.

KPK ka miratuar emrat e prokurorëve të propozuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokuroritë tjera, si prokuror përgjegjës për komunikim me media.

KPK në këtë takim ka miratuar opinionin ligjor të Komisionit për Çështje Normative lidhur me pagesat në procedurën e ndërmjetësimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat