Pacolli: Marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Turqisë po thellohen çdo ditë

Aktuale

Pacolli: Marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Turqisë po thellohen çdo ditë

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 23:46
Behgjet Pacolli dhe Eylem Altunya

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka njoftuar se sot ka pranuar sot letrat kredenciale nga konsullja e përgjithshme e Turqisë në Prizren, Eylem Altunya.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Gjatë ditës, po ashtu pranova letrat kredenciale nga konsullja e përgjithshme e Republikës së Turqisë në Prizren znj. Eylem Altunya. Marrëdhëniet e mira ndërshtetërore mes Kosovës dhe Turqisë, po thellohen çdo ditë.  znj.Altunya i shpreha mirënjohjen për Republikën turke për mbështetjen që po na jep veçanërisht në arenën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat