A e fali Ramush Haradinaj Bajramin, kjo është përgjigjja e tij

Aktuale

A e fali Ramush Haradinaj Bajramin, kjo është përgjigjja e tij

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 10:37
Ramush Haradinaj është ndier në siklet kur është pyetur nga gazetarët pas takimit që pati me myftiun e Kosovës, Naim Tërnavën, nëse ai e ka falur sot Fiter Bajramin.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është ndier në siklet kur është pyetur nga gazetarët pas takimit që pati me myftiun e Kosovës, Naim Tërnavën, nëse ai e ka falur sot Fiter Bajramin.

Haradinaj duke ironizuar është  përgjigjur në pyetjen e gazetarit. Ai tha se nuk e ka falur vetë Bajramin por për të e ka falur myftiu.

“Unë… myftiu e ka falë për mua”, ka thënë Haradinaj teksa është larguar duke buzëqeshur nga takimi me përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se “së bashku me zv/kryeministrin Pacolli dhe kabinetin tim qeveritar kemi ardhur për ta uruar për këtë festë Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnavën dhe bashkëpunëtorët e tij duke uruar ta gëzojmë këtë festë në harmoni fetare siç dimë ne shqiptarët.

“Po ashtu duke shprehur mirënjohje që kanë agjëruar zoti u pranoftë sakrificën. Institucionet e vendit ju intereson ana shpirtërore njëkohësisht shprehim mirënjohje për Bashkësinë Islame por edhe për të tjerat”, ka deklaruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat