Blerim Shala, këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në formularin e tij në AKK ka deklaruar se mban mbi 226 mijë euro të ruajtura në bankë.
Shala ka deklaruar poashtu edhe pasurinë e paluajtshme në vlerë 200 mijë euro dhe një veturë 10 mijë euro.
Ai ka deklaruar edhe të ardhurat e shumta vjetore, të ardhurat e bashkëshortes dhe pensionin e prindit. Pasuria e tij në total sillet rreth 500 mijë euro./BS