Rexhep Qosja flet për miliona, por kënd e kishte ndihmuar ai të vinte në pushtet

Aktuale

Rexhep Qosja flet për miliona, por kënd e kishte ndihmuar ai të vinte në pushtet

Nga: D.RR Më: 17 qershor 2018 Në ora: 06:50
Rexhep Qosja

Rexhep Qosja thotë se në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeverinë e Kosovës është shtuar numri i milionerëve politikë që qajnë hallet e të varfërve, kurse në Kosovë po shtohet çdo ditë e më shumë numri i të varfërve.

Për këtë deklaratë të Qosjes, ka reaguar Prof. Dr. Binak Maxharraj, i cili përmes një statusi në Facebook ka shkruar se Qosja dikur i ka ndihmuar komandantët që të vijnë në pushtet.

Ndër tjera, Maxharraj shkruan se Rexhep Qosja së bashku me Adem Demaqin, i janë vërsulur presidentit historik Ibrahim Rugova në atë kohë.

Postimi i plotë:

Dikur Akademiku i jonë Rexhep Qosja u ndihmonte komandantëve për të kapë pushtetin së bashku me Adem Demaqin. Kurse sot shikojeni se çfarë kritikash u banë komandantëve, duke i kritikuar se u bënë milionera në kurriz të popullit. Po, këtë sepse ata nuk po ia lëmojnë më gushën.

Ky nedri që rrinë larg popullit të vet, e ka humb rrugën në oborrin e vet. E formoi një parti, por nuk i eci, nuk mund t’i mbledhë asnjë autobus simpatizantësh. Ky së bashku me Adem Demaqin iu vërsulen nga mirësia të madhit President Ibrahim Rugova, të cilit i ngritët në këmbë e tërë Kosova, kurse këta dytë i ka leqitë. Këta të dytë edhe sot nuk prajnë duke e sha Presidentin Ibrahim Rugova, por më kot nuk po ju pinë ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat