Isa Mustafa ngushëllon Haradinajn për vdekjen e babait

Aktuale

Isa Mustafa ngushëllon Haradinajn për vdekjen e babait

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 14:08
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Haradinaj dhe qytetarët e Kosovës pas vdekjes së Hilmi Haradinajt.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Isa Mustafa thotë se shteti dhe qytetarët e Kosovës do ta përkujtojnë përherë me nderime dhe respekt Hilmi Haradinajn për patriotizmin, vendosmërinë, urtësinë dhe sakrificën e jashtëzakonshme për lirinë e Atdheut.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Haradinaj, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe qytetarëve të Kosovës për ndarjen nga jeta të Bacës Hilmi Haradinaj.

Baca Hilmi dhe Familja Haradinaj i dhanë lirisë së Kosovës dy prej heronjve më të shquar, Shkëlzen e Luan Haradinaj, dhe luftëtarë të tjerë të dalluar në luftën çlirimtare.

Shteti dhe qytetarët e Kosovës do ta përkujtojnë përherë me nderime dhe respekt Hilmi Haradinajn për patriotizmin, vendosmërinë, urtësinë dhe sakrificën e jashtëzakonshme për lirinë e Atdheut.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat