Veseli: Nënshkrimi i marrëveshjes Maqedoni-Greqi, një akti i drejtë

Aktuale

Veseli: Nënshkrimi i marrëveshjes Maqedoni-Greqi, një akti i drejtë

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 15:07
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë, për nënshkrimin e marrëveshjes historike për emrin e Maqedonisë, një akt ky i guximshëm dhe i drejtë, që kontribuon jo vetëm në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve nënshkruese, por në paqen dhe stabilitetin e mbarë rajonit.

“Jam veçanërisht i lumtur për bashkëkombasit tanë që jetojnë në shtetin fqinj për faktin që rruga drejt integrimit Euro-Atlantik tashmë është zhbllokuar”, ka shkruar ai në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat