“Ahmet Krasniqi” do të quhet sheshi i qytetit të Vushtrrisë

Aktuale

“Ahmet Krasniqi” do të quhet sheshi i qytetit të Vushtrrisë

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 20:57
Xhafer Tahiri

Sapo të jetë gati ndërtesa e re komunale në Vushtrri, do të nisë ndërtimi i sheshit.

E ky i fundit do të mbajë emrin e ish ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në ekzil,  Ahmet Krasniqi, dhe do të jetë pjesë e Qendrës Historike të qytetit.

Rrethojat nga oborri i komunës dhe hamamit do të largohen, duke krijuar hapësirë para komunës për vushtrriasit.

Propozimi i kryetarit të komunës, Xhafer Tahiri po mbështetët nga qytetarët, të cilët lartësojnë veprën e Krasniqit.

Kronikë nga Mejreme Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat