Pas vdekjes së Hilmi Haradinaj, partia e Shpend Ahmetit shtynë tryezën e përbashkët politike

Aktuale

Pas vdekjes së Hilmi Haradinaj, partia e Shpend Ahmetit shtynë tryezën e përbashkët politike

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 21:46
Shpend Ahmeti

Partia Socialdemokrate ka shtyrë tryezën e përbashkët të partive politike të paraparë për ditën e nesërme.

Arsyeja e shtyrjes së kësaj tryeze është për shkak të varrimit të Hilmi Haradinaj, babait të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas përgjegjësit për media të PSD-së, Shkodran Hoti, kjo tryezë do shtyhet më 20 qershor, në orën 11:00.

“Të nderuar, ju njoftojmë se për shkak të pjesëmarrjes së përfaqësuesve politikë në varrimin e z.Hilmi Hardinaj; tryeza e partive politike nën organizimin e Partisë Socialdemokrate, e cila duhej të mbahej më 18 qershor (nesër) në ora 11:00, shtyhet për datën 20 qershor (e mërkurë) në ora 11:00”, thuhet në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat