Ish-kandidati për kryetar të Rahovecit që kërkonte zhdukjen e Izraelit, i del krah hoxhës Bytyçi

Aktuale

Ish-kandidati për kryetar të Rahovecit që kërkonte zhdukjen e Izraelit, i del krah hoxhës Bytyçi

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 07:43
Visar Korenica

Ish-kandidati për kryetar të Rahovecit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, i cili kishte ngjallur shumë reagime pasi kishte kërkuar zhdukjen e Izraelit, i ka dalë në mbrojtje hoxhës Bedri Bytyçi, pas fjalëve që ai i tha pas vdekjes së Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

Bytyçi, imam në Fortesë të Rahovecit, kishte bërë thirrje të mos shkojnë hoxhallarët në varrimin e Hilmi Haradinajt.

Më pas, ai kishte fshirë të njëjtën thirrje nga llogaria e tij, në rrjetin social Facebook.

Korenica i ka dalë krah Bytyçit, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, janë nxitëse thirrjet për shtetin që të ndërmarrë masa ndaj Bytyçit për deklaratat e tij.

Shkrimi i Korenicës:

Te thirren organet? WTF?

Cka jane keto deklarata nxitese per veprim e me burgosje?

A po jetohet ne sitem komunist a? A u thirr kryeminstri nga organet e rendit kur perbuzi myslimanet me deklaratat qesharake, nenqmuese dhe fyese?

A reaguat ju pikerisht te subjektit politik AAK kur keni pritur ne zyre urrejtnxitesin e fyesin e familjes Jashari Anton Kqiren kur kerkonte zhdukjen e races shqiptare?

Reagimi i hoxhes ne fjale ishte i pamatun, por kjo nuk dote thote se duhet “pushkatue”. Ai as nuk eshte kryetar i ndonje keshilli as kryeimam e besa as ndonje njeri qe me fjalet e tij te mund te kishte ndonje ndikim ne kete mesele. Edhe ai eshte njeri e mundet me gabue.

Zoti e meshirofte bacen Hilmi qe dha aq shume per kete vend.

Ndersa juve qe mezi prisni me u “kacavjerr” per te metat e dikujt Zoti ju drejtoft.

Ma shume keni bere dem ju ne komune me 412000 euro te investuara shkel e shko sesa ky imam. Bash per kete rast te keqmenaxhimit te parase publike u desht me i ftue organet e rendit e ti me dhene pergjegjesi publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat