Marsh në mbështetje të të dhunuarave gjatë luftës

Aktuale

Marsh në mbështetje të të dhunuarave gjatë luftës

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 23:20
Ilustrim

Në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikte, nesër në Prishtinë bëhet lasnimi i kampanjës "Bëhu zëri im".

Lansimi i kampanjës “Bëhu zëri im”, nis me marshin qytetar nga Sheshi “Skënderbeu” dhe vazhdon deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”.

Kjo kampanjë është përkrahje për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe organizohet nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Lansimi kampanjës organizohet nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në bashkëpunim me Medica Gjakova (MGJ), ku merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat