Profesori universitar Fadil Maloku i pyetur nga “Bota sot” nëse edhe opozita duhet të marr pjesë në bisedimet në Bruksel, thotë se në dialogun me Serbinë duhet të marr pjesë edhe opozita dhe se dialogu nuk është pronësi e qeverisë.
Sipas tij, në këtë dialog duhet të përfshihen edhe kokat më të mençura të kombit, shoqëria civile, ASHAK-u,etj.
“Padyshim që duhet. Dialogu me Serbinë nuk nuk është "pronësi" ekskluzive vetëm e qeverisë, por edhe e opozitës. Padyshim që në këtë proces preliminar (për mua, e jo final ashtu si po cilësohet nga qveritarët, Serbia e BE-së)do të duhej të kyqen edhe kokat më të mençura të kombit, shoqëria civile, ASHAk-u,etj. Mjerisht, kështu nuk është duke ndodhur... Është një "betejë" Donkishotiane për protagonizëm, si nga ana e Presidentit, qeverisë e Kuvendit... Për çështjet e interesit kombëtar e shtetëror duhet konsultuar e marr miratimin nga gjitha "adresat" kompetitive”, thotë profesor Maloku.