Pas ndalimit nga Serbia flet Shkëlzen Maliqi: Ja për çka dyshon se u ndalua

Aktuale

Pas ndalimit nga Serbia flet Shkëlzen Maliqi: Ja për çka dyshon se u ndalua

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 10:46
Shkëlzen Maliqi

Filozofit dhe kritikut të artit, Shkëlzen Maliqit sot i është ndaluar hyrja në Serbi në kufirin e Merdarës me Kosovë.

Në një prononcim Maliqi tregoi se policia kufitare e Serbisë nuk i ofroi asnjë informacion lidhur me veprimin e tyre.

“Nuk më kanë dhanë asnjë arsye, patë procedura aty që zgjatnin dhe unë nuk munda me pritë 3 apo 4 orë aty sepse ishte ora 5 e mëngjesit dhe u detyrova të kthehem. Ndoshta më kanë ngatërruar emrin me ndonjë zyrtar sepse është edhe një Shkëlzen Maliqi i cili ka qenë zyrtar në Ministrin e Drejtësisë, po supozoj sepse nuk e di”, ka thënë Maliqi.

Ai mendon se kjo ka ndodhur si shkak i asaj që Kosova shumë shpesh u ka ndaluar hyrjen zyrtarëve serb.

“Pas kësaj edhe anëtarët e tjerë të grupit vendosen që të kthehen së bashku me mua në Prishtinë. Kishim për të marrë pjesë në një diskutim në Beograd. Po supozoj se kjo ka ndodhur për shkak të ndalimit të zyrtarëve të tyre e tash këta po duan të na kthejnë në të njëjtën mënyrë”, theksoi Maliqi.

Maliqi po udhëtonte me dramaturgun dhe drejtorin e Qendrës Multimedia Jeton Neziraj dhe kryeredaktoren dhe fotografen e Kosovo 2.0, Besa Luci dhe Majlinda Hoxha. Ata planifikonin të merrnin pjesë në një diskutim me rastin e lansimit të publikimit “20 Vjet Përtej/Preko/Beyond”, që përmbledh një kronologji të 20 viteve të bashkëpunimit kulturor ndërmjet akterëve kulturor nga të dyja shtetet. Publikimi dhe diskutimi implementohen nga Center for Cultural Decontamination bazuar në Beograd dhe Kosovo 2.0, bazuar në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat