LDK me homazhe te varri i Nekibe Kelmendit

Aktuale

LDK me homazhe te varri i Nekibe Kelmendit

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 15:40
Hoazhet per Nekibe Kelmendin

?Në shtatë vjetorit e vdekjes së ish-nënkryetares së LDK-së, Nekibe Kelmendi, te varri i saj homazhe kanë bërë kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri duke e konsideruar Nekibe Kelmendin si një zonjë të hekurt tha se sot po nderojnë jetën dhe veprën e saj, e cila ishte e mbushur me plot sakrifica.

Beqiri: E kemi në mendje si një grua shqiptare dhe institucionale

“Gjithmonë e kemi në mendje si një shembull të një gruaje vërtet tipike shqiptare dhe institucionaliste, e mrekullueshme që padyshim i mungon edhe jetës institucionale edhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Andaj kjo është në vazhdën e asaj që Lidhja Demokratike e Kosovës mundohet sado pak me ua kthye në një mënyrë atë që është vështirë me ua kthye gjithë atyre veprimtarëve të shumtë që i ka dhënë LDK-ja në periudha të ndryshme dhe në mesin e tyre padyshim është Nekibe Kelmendi, e cila zë një vend meritor”, u shpreh Beqiri.

Kurse, anëtari i kryesisë së LDK-së, Sabri Hamiti u shpreh se Nekibe Kelmendi ishte shembull se si punohet me nder dhe përkushtim, ndërsa për Kosovën mbetet një trashëgimi e vlefshme politike e kulturore.

Hamiti: Nekibe Kelmendi punonte me përkushtim dhe nder?

“Sa herë që përmendet Nekibe Kelmendi ne  e kemi shembullin e një zonje të dijes dhe të qëndresës. Ajo me sytë e vetë ka numëruar dhe ka pasur kurajën të numëroj plagët vdekjeprurëse të burrit dhe djemve, dhe përtej tyre të vazhdoj punën e vetë për Kosovën, natyrisht në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës...Ajo është shembulli se si punohet me përkushtim dhe nder dhe mund ta quaj një miras apo trashëgimi  politike e kulturore jo vetëm të LDK-së , por të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai

Ndryshe, Nekibe Kelmendi lindi më 11 maj 1944 në Pejë, kurse vdiq më 19 qershor 2011, në moshën 67-vjeçare, në Prishtinë.

Është bashkëshortja e avokatit të njohur Bajram Kelmendit që u vra nga serbët bashkë me dy djemtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat