Molliqaj kërkon interpelancë për mëditje për udhëtime zyrtare

Aktuale

Molliqaj kërkon interpelancë për mëditje për udhëtime zyrtare

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 16:59
Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka kërkuar të thërritet në interpelancë për ristrukturimin e sistemit të mëditjeve dhe shpenzimeve për udhëtimet zyrtare, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar.

Sipas Molliqajt, tarifat e mëditejeve 250 euro për vendet e rajonit dhe 170 përshtetet tjera janë caktuar për qëllime të përfitimeve.

“Mëditjet për zyrtarët e institucioneve shtetërore për vizita në Shqipëri, Mal të Zi apo Serbi mbërrijnë shumën 250€ në ditë, përderisa ato në vendet e largëta me standarde të jetesës shumë më të larta, si Australia apo Canada janë vetëm rreth 170€”.

“Këto tarifa janë caktuar me qëllim për të përfituar nga udhëtimet në vendet e afërta të cilat janë shumë më të shpeshta sesa ato në vendet më të largëta”, ka thënë Molliqaj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat