Mos liberalizimi i vizave ngulfat bizneset e Kosovës

Aktuale

Mos liberalizimi i vizave ngulfat bizneset e Kosovës

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 06:06
Safet Gerxhaliu

Oda Ekonomike e Kosovës ka thirrur për sot një konferencë për media me rastin e ankesave të shumta të adresuara nga komuniteti i biznesit vendor në veçanti sektori prodhues dhe ai i shërbimeve të cilët janë të izoluar në pamundësi të marrjes së vizave shengen për shtetet e Bashkimit Evropian.

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu ka thënë së si përfaqësues të bizneseve janë falënderues për kontributin e dhënë të Bashkimit Evropian në shtetndërtimin e Kosovës, por tani sipas tij është koha kur duhet zhvillimi ekonomik të jetë prioritet i gjithë neve.

"Në këtë drejtim problem i marrjes së vizave është shndërruar në sëmundje kancerogjene për ekonominë kosovare në veçanti për forcimin e bashkëpunimit ekonomik me shtet si: Austria, Gjermania, Zvicra, Italia, Kroacia, Greqia etj", ka theksuar Gërxhaliu.

Prandaj, Oda Ekonomike e Kosovës apelon tek ambasadat e  BE-së të akredituara në Kosovë të kenë një trajtim të posaçëm për komunitetin e biznesit sa i përket dhënies së vizave, meqenëse me problemin në rritje i krijuar në veçanti në dy vitet e fundit sa i takon aspektit të vizave as marrëveshjet më të rëndësishme ndërkombëtare nuk po kanë efektin e dëshiruar dhe të pritur.

"Nuk e meriton sektori privat dhe qytetarët e Republikës së Kosovës të jenë të izoluar falë gabimeve të politikbërësve të vendit tonë."

"Andaj, për të diskutuar rreth kësaj dhe problemeve zingjirore të krijuara nga mosliberalizimi i vizave dhe casja jo favorizuese ndaj komunitetit të biznesit rreth pajisjes me vizë shengen, ju ftojmë të përcillni këtë ngjarje!", ka pohuar në fund Gërxhaliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat